×

 Një nga përparësitë më të mëdha të epokës dixhitale dhe veçanërisht të web-it është fuqia e kërkimit. Kjo ishte e pamundur në epokën e e shtypit dhe para saj. Por tani, thjesht duke kerkuar me një fjalë kyç apo frazë kyç, ju mund të lokalizoni lehtësisht informacionin që dëshironi. Ky është pushtet, është i favorshëm dhe i lehtë për t’u arritur. Përfitohet; kohë e kursyer, para të kursyera, studim i tepërt i shmangur, punë e tepërt e anashkaluar, distancë e shkurtuar. Motorët e kërkimit janë mjete fantastike që ndihmojnë kërkuesit për gjetjen e çfarëdo informacioni në mes të miliarda faqeve të internetit, duke i ofruar të dhënat në fraksionin e një sekonde.

Për një faqe interneti kjo është një mundësi e madhe; për të përfituar nga motorët e kërkimit. Motorët e kërkimit janë agjentë me vlerë që sjellin vizitorë dhe klientë në një faqe interneti. Në mënyrë që një faqe interneti të jetë një kandidat i mirë për t’u konsideruar nga motorët e kërkimit, ajo duhet të flasë gjuhën e motorëve të kërkimit, gjuhën SEO – Optimizimi për Motorët e Kërkimit (Search Engine Optimization) dhe SEF – Përshtatje për Motorët e Kërkimit (Search Engine Friendly). Nuk ka rëndësi se sa e bukur apo dinamike është një faqe interneti, ose çfarë përmbajtje të shkëlqyer ajo shfaq, në qoftë se ajo nuk është e optimizuar siç duhet, ajo do të jetë e izoluar dhe e paarritshme nga vizitorët e saj të mundshëm. Për një numër të madh të faqeve të internetit, suksesi i tyre varet në këtë fakt; nëse ato janë apo nuk janë në faqen e parë të rezultateve të motorëve kryesorë të kërkimit.

Për shërbime të avancuara SEO on-site dhe off-site, ka ekspertë SEO të disponueshëm, strategë të Marketingut Online, të Marketingut të Përmbajtjes (Content Marketing) dhe shkrimtarë të përmbajtjes komerciale (Copywriters). Por, një web designer duhet të ketë një njohuri të mirë themelore të SEO-s dhe mjeteve të saj në dispozicion, që kualifikimi i tij i përgjithshëm të jetë i plotë.